Tuesday, April 16

Njihuni me avokaten që la profesionin për t’u bërë modele e OnlyFans

Jazmen Jafar tashmë është një modele e OnlyFans dhe jeta e saj ka ndryshuar përfundimisht pasi la profesionin e saj si avokate, të cilën e filloi në Kaliforni.

Ajo tregoi për “Metro” se në fillim u detyrua të bëhej pjesë e Only Fans kur ishte studente e drejtësisë pasi kishe nevojë për disa para shtesë.

“Në vitin 2021, unë isha duke studiuar për provimin e jurisprudencës, një provim që të gjithë avokatët duhet ta bëjnë për të ushtruar ligjërisht profesionin dhe mendova ta filloj këtë punë për të fituar para derisa të gjej një punë tjetër në profesioni tim. Por gjërat nuk shkuan sipas planit. Po më pëlqente puna që bëja dhe pata më shumë sukses sesa prisja. Po bëja një jetë të dyfishtë për një kohë. Gjatë ditës punoja në një firmë dhe natën angazhohesha për OnlyFans”, u shpreh Jazmen.

Ndryshimi dramatik i karrierës së Jazmen nuk ishte pa kritika, dhe mes atyre që shprehën mosmiratimin e tyre të fortë ishin prindërit e saj nga Lindja e Mesme.

“Nuk mund ta mbaja gjatë këtë sekret, kështu telefonovoa mamin dhe i thashë punoj në OnlyFans, ajo u trondit”, u shpreh modelja.

Kur erdhi puna t’i tregonte babait të saj, Jazmen pranon se ishte një detyrë tepër e vështirë dhe nuk dëshironte që ta zhgënjente sepse kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin.

“Unë kam qenë ‘vajza e babit’, ai ishte shoku im më i mirë. E dija që do e zhgënjeja. Ata ishin vërtet të zemëruar. Nuk më folën për disa kohë. Ishte një periudhë vërtet e vetmuar dhe e frikshme”, u shpreh ajo.

Mamaja e tij nuk duroi dot distancën me vajzën dhe sërish filloi të fliste me të, pavarësisht se nuk ishte dakord me punën që bënte. E njëjta gjë ndodhi dhe me të atin.

Që atëherë, Jazmen ka hequr dorë nga karriera e saj si avokate për të punuar me orar të plotë të OnlyFans dhe tani ajo është e qetë me karrierën dhe jetën e saj personale, thotë se ka synimet e saj për të ardhmen.