Tuesday, June 18

“Humbje e madhe për industrinë e muzikë”/ Shtëpia e Bardhë reagon për vdekjen e Tina Turner

Një ditë më parë ka ndërruar jetë këngëtarja me famë botërore, Tina Turmer.

Mediat e huaja shkruajnë se mesazhet ngushëlluese për vdekjen e 83-vjeçares po vijnë nga mbarë bota dhe jo vetëm nga bota e artit dhe muzikës, por edhe nga ajo e politikës.

Për vdekjen e mbretëreshës së ‘Rock’n Roll’ ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate.

Zëdhënësja Karine Jean-Pierre e përshkroi vdekjen e këngëtares si “lajm tepër të trishtuar”.

Ajo tha se vdekja e Turner ishte një humbje e madhe për komunitetin që e donte atë dhe për industrinë e muzikës.