Friday, April 26

Aksident i RËNDË në Tiranë/ Makina përplas 25-vjeçaren tek vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 25-vjeçare ka mbetur i plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek rruga e “Kavajës”, teksa e reja po kalonte në vizat e këmbësorëve, kur një automjet e ka përplasur.

Paraprakisht mësohet se gjendja e të resë është jashtë rrezikut për jetën ndërsa në vendngjarje ndodhen autoritetet që po punojnë për zbardhjen e rrethanave.