Thursday, March 28

Ronaldo komentoi në postimin e saj, Nita i kthehet: Do hamë…

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka, ka disa ditë që në profilin e tij në “Instagram” bën disa postime të ‘çuditshme’, për të cilat ka thënë se janë vetëm për humor.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetari është vënë re duke komentuar edhe nëpër postimet e disa prej ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Prej disa kohësh ai ngacmon me komente apo postime ish-banoren, Nita Latifi, e cila nuk përton që t’i kundërpërgjigjet.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka postuar disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku bashkëngjitur me to ka shkruar:

“Çkemi?! Si jeni juve?”.

Ronaldo komentoi në postimin e saj, Nita i kthehet: Do hamë...

Teksa imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, vëmendjen e merr komenti i Ronaldos, i cili thotë:

“Mirë zemër, si je ti?”.

Nita nuk ka përtuar që t’i kthejë përgjigje dhe i kthehet:

“Mirë zemër, do hamë një drekë?”, duke e shoqëruar gjithashtu me një emoji zemër.