Saturday, March 2

“Nuk flirton askush me mua”/ Habit Dea Mishel: Pas daljes nga BB VIP, meshkujt më shkruajnë në një…

Dea Mishel, e cila ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake UP”, ka folur për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP” dhe si ndryshoi jeta e saj pas daljes së saj.

Ish-finalistja e reality show-t ka treguar se pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, asnjë mashkull nuk e ka ngacmuar apo ka flirtuar më të dhe nuk e kupton arsyen pse.

“Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë”, tha Dea Mishel.

E pyetur nga Blendi Salaj se “çfarë ka ndodhur, mendon se meshkujt nuk dinë të ‘gjuajnë’ më dhe nuk kanë vetëbesimin të shkojnë te një vajzë dhe t’i thonë një fjalë?”, ajo u përgjigj:

“Po nuk e di sinqerisht”.