Saturday, July 27

HISTORIA e vrasjeve në Kavajë/ I vëllai u ekzekutua duke pirë kafe, si u vra 2 muaj më parë Edmond Gosa pas sherrit me Altin Rexhën

Dy vëllezër të vrarë brenda dy muajsh në Kavajë. Arian Hoxha që u ekzekutua ditën e sotme (21.05.2023) është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën.

Kjo e fundit, ngjarje kjo e ndodhur në 29 mars të këtij viti, ku Gosa qëlloi me thikë Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Si pasojë  e plagëve të marra humbën jetën të dy.

Shkak i vrasjes së sotme (21. 05.2023) sipas policisë është hakmarrja, pasi ekzekutimi i Arian Gosës dyshohet se ka të bëjë me ngjarjen e 29 marsit.

Arian Gosa u ekzekutua në sy të babait të tij, pasi ishin të dy në lokal duke konsumuar kafen. Autori i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Por si ndodhi sherri që përfundoi me dy të vrarë më muajin mars në Kavajë?  Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, të cilët në atë kohë janë takuar për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por diçka e tillë nuk u arrit dhe situata përfundoi me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara me thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Dy shtetasit ishin konfliktuar më parë për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku edhe ishin konfrontuar edhe fizikisht.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Sakaq të dy personat kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile.