Friday, April 26

Ndodh lëvizja e menjëhershme/ Fredi Beleri transferohet nga Vlora në Tiranë, del sot para GJKKO

Fredi Beleri është transferuar ditën e sotme nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë.

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë, Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor.

Ndërkohë bëjmë me dije se po sot ai pritet të dalë në gjyq në GJKKO, për masën e sigurisë. Miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi, i cili u arrestua bashkë me të është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.

Kujtojmë se Beleri u arrestua me 12 maj, ndërsa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek.