Friday, July 19

Ronaldo komenton foton e Luizit me Kiarën, këngëtari i përgjigjet menjëherë

Luiz Ejlli ka postuar mbrëmë foton e parë në “Instagram” me partneren e tij, Kiara Tito, pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Lum si Kiara”, ka shkruar fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Si çdo postim tjetër i tij, edhe ky ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pafund.

Ronaldo komenton foton e Luizit me Kiarën, këngëtari i

Përveç fansave që po e prisnin me padurim këtë postim, edhe disa personazhe të njohur kanë komentuar në foton në fjalë.

“Përmbylleni vitin tamam (me një gocë) dhe jepi vulën këtij muhabeti”, shkruan Vesa Luma.

“Zemra mal”, komenton ish-banorja e BB VIP, Valbona Mema.

Ronaldo komenton foton e Luizit me Kiarën, këngëtari i

“Lum si unë”, shkruan ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ronaldo Sharka.

Këtij të fundit Luizi i ka kthyer përgjigje dhe duke qeshur “që s’të kam këtu”.