Saturday, April 20

E RËNDË/ Të shtëna me armë në një klub nate, 3 të vrarë dhe 2 të plagosur

Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një klub nate në Misuri. The guardian raporton se Jason McConnell u identifikua si një nga viktimat.

Dy prej viktimave u shpallën të vdekur në vendngjarje. Një viktimë u gjet jashtë sallës së pritjes dhe e dyta u zbulua brenda, sipas policisë. Mësohet se personi i tretë vdiq në spital.

Ngjarja në klubin e natës është të paktën rasti i pestë i të shtënave masive në SHBA këtë fundjavë, duke çuar numrin total të të shtënave masive në Amerikë në më shumë se 230 këtë vit, ose të paktën një çdo ditë në 2023.