Thursday, March 28

Einxhel dhe Sarah nuk flasin? Kjo video zbulon të vërtetën e marrëdhënies së tyre

Fansat e DJ PM dhe DJ Dagz kanë qenë gjithmonë kuriozë të dinë se çfarë raporti kanë partneret e tyre, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira, me njëra-tjetrën.

Dy çiftet u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Duke qenë se PM dhe Dagz janë shumë miq, fansat e tyre pyesnin po Sarah dhe Einxhel takohen bashkë?

Teksa thuhej se dy vajzat nuk është se kanë raport të mirë, mbrëmë ato i kanë hedhur poshtë këto aludime.

Shkira ka postuar një video në “Instastory”, ku tregon blogurën duke bërë babysitter-in e djalit të saj të vogël.

“Unë me të vërtetë nuk e takoj shumë shpesh Sarën, por ama kur e takoj…’-thotë Einxhel e cila filmon Sarah teksa mban karrocën e bebit, duke hedhur poshtë fjalët se së bashku nuk flasin.

Kujtojmë se pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP’, Sarah u angazhua në televizion, ndërsa Einxhel e mori pushim, duke qenë se u bë nënë. Presim që edhe kjo e fundit të rikthehet në ekran me projekte të reja.