Saturday, April 20

Luizi tha “lum si Kiara”, moderatorja e ka gati përgjigjen (FOTO)

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke u shfaqur krah partneres së tij, Kiara Tito. Mbrëmjen e kaluar, ai postoi një foto me moderatoren e njohur.

Kujtojmë se kjo është fotoja e parë me Kiarën që Luizi poston në “Instagram”-in e tij, që pas mbarimit të ‘Big Brother VIP’.

Dyshja shfaqen të veshur shumë elegantë teksa me këtë rast, Luizi ka hedhur edhe një thumb.

“Lum si Kiara”, shkruan fituesi i BBV2 krah fotos duke vendosur edhe një emoji që shkel syrin.

Luizi tha “lum si Kiara”, moderatorja e ka gati përgjigjen

Teksa kjo pozë ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, Kiara ka vendosur që t’i kthejë përgjigje me një postim në “Instagram”-in e saj.

Tito ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet me bashkëshortin e saj dhe krahas saj shkruan: “Lum si ti”, duke etiketuar edhe Luizin.