Friday, March 29

“Mbylli këmbët se na…”/ Çfarë panë më shumë seç duhet Efi dhe Luizi?

Mbrëmjen e djeshme u transmetua në Top Channel, “Post Big Brother”, ku pati debate të shumta mes ish-banorëve dhe opinionistëve të reality show-t.

Në një moment teksa po flisnin nëse opinionistët kanë mbështetur apo ndihmuar ndonjë prej ish-banorëve, Efi Dhedhes dëgjohet teksa i drejtohet Olta Gixhari ‘mbylli këmbët moj’.

Këtu ndërhyn edhe Luiz Ejlli, i cili i thotë aktores “që të mbyllë këmbët se i mbyti”.

 

Olta u drejtohet atyre duke i pyetur se ‘kush?’ dhe Luizi i përgjigjet ‘ti. Si me qenë në Prime’. Aktorja mbrëmë mbante veshur një fustan të zi, e mesa duket në një moment ka harruar se çfarë ka veshur dhe ka qëndruar lirshëm në karrige.