Wednesday, April 24

Dy çiftet që thyen rregullat e lojës siameze

Kaluan vetëm pak minuta nga leximi i zarfit, i cili shpjegonte rregullat e lojës siameze dhe Armaldo i shkeli ato.

Njëra prej rregullave, thonte se banorët nuk janë të lejuar ta përdorin dorën që është brenda në bluzë, por duhet të vënë në përdorim vetëm atë që është jashtë saj.

Armaldo i cili po jeton si një trup i vetëm me Jorin, mori veshjet për tu ndërruar në banjë dhe për këtë gjë përdori të dyja duart. Veprimi i tij zgjati për disa minuta, duke thyer në këtë mënyrë rregullat e lojës siameze.

Njësoj si Armaldo, edhe Qetsori theu rregullat e lojës, pasi përdori të dyja duart duke mbajtur një shishe.

Mëngjesi i sotëm nisi sërish me thyerje rregullash. Këtë herë ai që i shkeli ishte Luizi. Ky i fundit, pasi shoqëroi Oltën në banjë, lau dhëmbët në lavaman dhe për këtë gjë, ai përdori të dyja duart. Me njërën lau dhëmbët, ndërsa tjetrën e mbështeti në lavaman, gjë që u paralajëmrua nga Vëllai i Madh se nuk lejohej.

Nga ana tjetër, edhe Olta lau dhëmbët kur doli nga tualeti, gjë për të cilën e bëri me ndihmën e Luizit, i cili mbajti furcën e saj në dorë, në momentin që ajo hodhi pastën e dhëmbëve.

Elvisi dhe Qetsori ishte dyshja e radhës që ndihmuan nëjri-tjetrin të kryenin nevojat personave në tualet. Pas tyre, u zgjua edhe Kiara me Dean, të cilat bënë të njëjtën gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *