Friday, March 29

Megi Pojani nëse Luizi fiton “BBV2” premtoj që do të ….

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Megi është edhe moderatore e emisionit “Big Brother VIp Fun Club” dhe të ftuar ditën e sotme ishin shokët e ngushtë të Luizit. Pasi Luizi vendosi të lyej flokët e tij dhe të kthehet në bjond edhe shokët e tij dhe persona të tjerë që e mbështesin kanë bërë të njëjtin veprim. Gjatë bisedës me ta, Megi ka premtuar publikisht se nëse Luizi fiton “BBV2” atëherë edhe ajo do të bëhet bjonde.

E duket se përpos gjithë këtyre postimeve, prezantuesja ka nevojë dhe për ‘hapësirën e saj personale’ në rrjete sociale andaj ka hapur së fundmi një llogari në Instagram ku ndiqet nga shtatë veta. E në këtë persona janë dy motrat, shoqet e saj dhe gjejeni pak se kush? Endri Çekiçi…

Epo, besojmë se nuk ka më nevojë që Megi ta provojë me fjalë se është në një lidhje me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *