Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në tiranë, teksa një trup i dekompozuar është gjetur pranë Urës së Tabakëve.
Mësohet se trupi është gjetur mes një grumbulli shkuresh nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës pasi dekompozimi e bën të pamundur, teksa këtë gjë pritet ta zbulojë autopsia, e cila do nxjerrë dhe shkakun e vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.