Thursday, April 25

(FOTO) Në çdo vend bashkë/ Luizi ngjit Kiarën në skenë dhe i bën super dedikim

Luiz Ejlli fitoi një popullaritet të madh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP” e tashmë që është jashtë shtëpisë së famshme ai po shijon frytet e tij. Mbrëmjen e djeshme këngëtari ka pasur koncertin e tij të parë së bashku me reperin e njohur Noizy.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur ka pasur koncertin e tij të parë së bashku me reperin e njohur, Noizy, të cilin e ka përmendur shumë në shtëpinë e BB VIP.

 

Luizi ka kënduar para qindra fansash, duke ngjitur në skenë dhe bashkëshorten e tij, Kiara Tito. Ai i ka dedikuar bashkëshortes këngën e shkruar posaçërisht për të.

Publiku ka kënduar njëzëri me këngëtarin duke u krijuar një atmosferë shumë magjike.