Saturday, April 20

Askush nuk e dëgjoi? Çfarë i tha Erion Veliaj Luiz Ejllit para se ta celebronte

Finalja e madhe e ‘Big Brother VIP’ ka dhuruar emocione dhe surpriza pafund jo vetëm për pjesëmarrësit por edhe për teleshikuesit.

Mbrëmja ka kulmuar me celebrimin e martesës së Luizit dhe Kiarës nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo që ra në vesh sapo çifti u takua me Veliajn ishte shprehja e kryebashkiakut.

 

“Unë do të pastroja kanalet, më mirë të të martoj ty.”

 

Pjesë nga biseda:

Luizi: Shumë faleminderit, ju kam bërë të rrini deri vonë.

 

Erion Veliaj: Jo more ne këtë punë kemi, do isha duke pastruar kanale më mirë të të martoj ty.

 

Padyshim që kjo ka qenë një batutë e kryebashkiakut, ndërkohë që celebrimi i çiftit u krye dhe u finalizuar me një kërcim shumë të ndjerë dhe romantik.