Thursday, April 25

Të shtënat me armë në Pukë, identifikohet autori, qëlloi nga “Maserati”

Pak orë pas të shtënave me armë zjarri në Pukë, policia identifikon autorin.

Burime nga policia, bënë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi me iniciale K. .P, 26 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka qëlluar në lëvizje nga mjeti i tij “Maserati”. Policia në vend, pranë hotel Turizmit ka gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Të shtënat me armë ndodhën rreth orës 12:40 pas mesnate. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik, gjithsesi do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin incidentin.