Friday, April 19

Çfarë ndodhi kaq papritur? KQZ del me thirrjen e fortë për institucionet: Fshini menjëherë çdo…

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u ka kërkuar të gjitha institucioneve në vend që të fshijnë çdo postim me karakter elektoral në faqet e tyre zyrtare në facebook.

Kryekomisioneri Celibashi ka shpërndarë thirrjen përmes një postimi në rrjete sociale, ku thekson se vënia në dipozicion e mediave sociale të institucioneve për qëllime fushatë është një shpërdorim i burimeve publike të këtye institucioneve.

“Urdhëresë nga KQZ. Të fshihet menjëherë çdo postim apo ripostim me karakter elektoral nga faqet zyrtare të institucioneve në platformën “Facebook” apo të çdo mjeti tjetër elektronik (media sociale).

Vënia në dispozicion e faqeve zyrtare në “Facebook” apo çdo mjet tjetër elektronik (media sociale) të institucioneve publike për publikimin dhe ripostimin e veprimtarive me karakter politik/elektoral në zgjedhje, nga ana e këtyre institucioneve, përbën shpërdorim të burimeve publike.