Friday, April 19

VIDEO E RËNDË/ Aksident i frikshëm në autostradën Tiranë-Durrës, bëhen copë-copë 5 makina

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthit.

Bëhet me dije nga informacionet paraprake se në aksidentin masiv janë përfshirë të paktën 5 makina. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes

dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.