Friday, April 26

Fëmijët e tyre u lidhën dhe u ndanë në BB VIP/ Si shkoi takimi i parë mes Robertit dhe Sabianit?

Mbrëmë në ekranin e Top Channel u transmetua “Fan Club BB VIP”, ku familjarë apo miq të katër finalistëve, ishin aty për të komentuar lojën e tyre.

Robert Aliaj Dragot udhëtoi nga Belgjika për të qenë i pranishëm në emision. Hyrja e tij në studio habiti Sabian Medinin.

Fëmijët e tyre u lidhën dhe u ndanë në BB VIP/ Si shkoi

Djali i Robertit, Kristi dhe vajza e Sabianit, Keisi, nisën një romancë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por disa javë më vonë vendosën ta ndërprisnin njohjen.

Prindërit e tyre u përballën mbrëmë për herë të parë të “Fan Club”. Roberti u shpreh se Keisin e vlerëson, por respekton vendimin e dy të rinjve.

Fëmijët e tyre u lidhën dhe u ndanë në BB VIP/ Si shkoi

Sabiani nga ana tjetër tha se me hyrjen në shtëpi, u soll si të gjithë baballarët. Ai shton se me Kristin ka pasur komunikim të mirë dhe marrëdhënia mes tij dhe Keisit iu duk e sinqertë.