Friday, April 26

Cilën bashki rrezikon të humbasë Partia Socialiste? Rama: Betejën e kemi pa kundërshtarë

Mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se në të gjitha fushatat, kjo është një fushatë ndryshe. Rama u shpreh se nuk e ndjen si një betejë si të tjerat, me kundërshtarë konkretë.

“E ndjej si përcaktuese për të ecur përpara. Patjetër që si kemi bërë gjërat mirë. Duke e parë nga afër bilancin, kemi bërë gjëra të mira në bashki, qytetet janë të pastra, përjashto Shkodrën. Akoma sot vazhdojnë kazanët mbushen me plehra rrinë me ditë në rrugë. Qytetet sot nuk kanë probleme me ujin e pijshëm, sot mbulojmë më shumë sesa mbulohej përpara 90-tës. Në te gjitha qytetet nuk është refreni “do tju sjellim ujë”, pjesa më e madhe e ka. Tirana është më e vështira se ka një rritje të madhe të popullsisë. Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë bilancin.

Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasje. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Një kandidat është më shumë sesa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me mbështetjen që ka, ka të bëjë me forcën që përfaqëson, nëse është i pavarur ka të bëjë me atë shtresë apo grup që mund të jenë bashkuar për ta mbështetur”, tha kryeministri i vendit teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.