Friday, April 26

“Kjo foto më kujton Kristin dhe Keisin…”/ Luizi nuk i lë ngacmimet: Unë jam 4-5 krevate më andej duke…

Katër finalistët e “Big Brother VIP 2” patën mbrëmë mundësinë që të rrëfejnë histori, përmes fotografive që Vëllai i Madh iu shfaqi në monitor.

“Çdo foto sjell përjetime të ndryshme për secilin nga ju nga ju që mund t’i ndani me njëri-tjetrin dhe publikun. Pasi të shfaqen fotot, do të tregoni me radhë se çfarë ju sjell ndërmend ose cilin moment të jetës suaj e lidhni me atë imazh”, shkruhej në zarfin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Në një moment kur në monitor u shfaq një çift duke bërë dashuri, Luizi duke qeshur tha se i kujton Krist Aliajn dhe Keisi Medinin. Por nuk e la me kaq, pasi tha se mendja i shkon edhe te partnerja e tij, Kiara Tito.

“Kjo foto për hir të së vërtetës mua më kujton Kristin dhe Keisin, duke marrë parasysh se janë thonjtë e zi aty. Edhe, ok, më kujton edhe Kiarën se me zor po e pres ta takoj”, tha Luizi.

Këtu e ngacmon Kristi, i cili i thotë ‘se mendove njëherë për mua’ dhe Luizi i kundërpërgjigjet menjëherë: ‘Po pashë thonjtë, se i leu edhe ajo njëherë ashtu’.

“Unë nuk gënjeva, e lidha me diçka që ka ndodhur, gjë e bukur, edhe prej thonjve se i leu ajo njëherë si ti, ty nuk të shihen se i ke të ngulur në krevat. Unë jam 4-5 krevate më andej duke e parë dhe thashë ‘Krist a u lodhe?’.

Gjithashtu më jep shpresën e dëshirën e së dielës kur të takoj Kiarën. Do jemi pa thonj të zi kuptohet”, shtoi duke qeshur Luizi.