Vëllai i Fatmir Sulovarit ( i zhdukur prej 26 ditësh bashkë me Leonard Theodhorin) foli sot për mediet pas takimit që pati me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit , Muhamet Rrumbullaku.
Ai tha se drejtori i policisë i tha se hetimet po vazhdojnë, pa i dhënë shumë shpjegime. Sakaq ai u shpreh se Rrumbullaku nuk i dha ndonjë shpresë.
Vëllai i Sulovarit tha se nuk mund ta dijë se kush fshihet pas zhdukjes, pasi familja e tyre nuk ka ansjë konflit. Ai gjithahstu tregoi takimin e fundit me vëllanë. Para se të zhdukej Fatmirin e kishte marrë në telefon një shok.
Vëllai i Fatmir Sulovarit: Nuk më dhanë shumë shpjegime. O vazdojmë hetiet më thanë, por nuk më dha ndonjë shpresë. Ditën që u zhduka nuk kptuam asgjë, iku nga lokali, e mori një shok në telefon. Nuk kemi asnjë lloj dyshimi, sepse nuk kemi konflikt me asnjë.
Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari janë dy 46-vjeçarët që rezultojnë të zhdukur që prej 26 ditësh.