Tuesday, June 18

“Si të jem me 2 mijë lek në xhep apo 200…”/ Banorët komentojnë foton e parave: Për momentin jam gropë

Katër finalistët e “Big Brother VIP 2” patën mbrëmë mundësinë që të rrëfejnë histori, përmes fotografive që Vëllai i Madh iu shfaqi në monitor.

“Çdo foto sjell përjetime të ndryshme për secilin nga ju nga ju që mund t’i ndani me njëri-tjetrin dhe publikun. Pasi të shfaqen fotot, do të tregoni me radhë se çfarë ju sjell ndërmend ose cilin moment të jetës suaj e lidhni me atë imazh”, shkruhej në zarfin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Teksa në monitor u shfaq një foto me një shumë të madhe parash, katër finalistët e komentuan kështu:

Luizi: Këto janë arsyeja pse është prishur njerëzimi

Dea: Unë nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë tufa parash.

Luizi: As nuk kam për ti pasur ndonjëherë

Dea: Po si e ke lidhjen me paranë?

Luizi: Për momentin gropë

Dea: Si e përdor, a e shpërdoron?

Luizi: Ku më del mua ta shpërdoroj

Dea: Mua më duket se nuk më ecën fare me lekët. Edhe këtu që nuk fitoj sfida me lek. Nuk jam nga ata njerëzit që fiton shumë, që kursen. I marr, i prish, i marr dhe i prish.

Efi: Më kujton faktin sa duar shpuar jam, që asnjë kokërr leku nuk qëndron në xhepin tim. Më kujton ambicien e njeriut, arsyen pse bëhet ambicioz, arsyen se pse ndonjëherë humbet logjikën. Nga krahu tjetër më bëhet qejfi që as nuk i lakmoj dhe nuk më bëjnë përshtypje.

Dea: Jo çdo njeri e ka ambicien kështu. Unë si të jem me 2 mijë lek në xhep si me 200 mijë lek, jam njësoj emocionalisht. Po them se ka njerëz që nuk i motivon vetëm paraja.

Efi: Të motivon paraja se në fund të ditës për shembull, prapë po e lidh me rastin e babit, ku vura re që vërtetë që paraja nuk është çdo gjë, por është shumë gjëra. Jam shumë e lumtur që në atë moment pata mundësi të shpenzoja dhe të merresha pa e vrarë mendjen. Janë ca momente që thjesht duhen, ca momente kritike në jetë, përveç qejfit.

Dea: Kur do mësojmë të kursejmë për këto momente kritike?

Efi: Nuk e di a do mundem të kursej ndonjëherë

Kristi: Pamje e bukur është, mos të bëjmë kot. Ky imazh më le shumë ftohtë, janë para të hedhura diku, nuk më shkakton emocion, asgjë. Unë këtë foto e lidh me shumë gjëra. Më lidh me ndonjë sëmundje, mentalitet, biznese, investime.