Thursday, April 25

“Këto janë arsyeja se pse është prishur njerëzimi”/ Çfarë imazhi komentoi kështu Luizi?

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të rrëfejnë histori nëpërmjet fotografive që u shfaqën në monitor.

“Çdo foto sjell përjetime të ndryshme për secilin nga ju nga ju që mund t’i ndani me njëri-tjetrin dhe publikun. Pasi të shfaqen fotot, do të tregoni me radhë se çfarë ju sjell ndërmend ose cilin moment të jetës suaj e lidhni me atë imazh”, shkruhej në zarfin e dërguar nga Vëllai i Madh.

Kur në monitor u shfaq një foto me një shumë të madhe parash, Luiz Ejlli e komentoi kështu:

“Këto janë… Këto kur i sheh kështu… këto janë arsyeja se pse është prishur njerëzimi”.