Saturday, April 20

“Nuk ja fal kurrë Armaldos…”/ Maestro i përgjigjet Luizit: Nuk ja dhashë dorën sepse…

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli u shpreh se nuk do ia harronte kurrë Armaldo Kllogjerit mënyrën se si u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” pa i dhënë dorën.

Këngëtari kujtoi momentin kur Maestro kërkoi që vetëm Olta Gixhari dhe Kiara Tito ta përcillnin deri te dera.

Armaldo ishte sot i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku moderatorët e pyetën edhe në lidhje me këtë deklaratë të Luizit.

Maestro u shpreh se Ejlli nisi që ta sulmonte fort atë, në momentin që doli video ku ai i thoshte Olta Gixharit që të nominonte ‘Luizin, Kiara Titon dhe Bledi Manen’.

“Për të gjithë fansat e Luizit që më shkruajnë ‘shkonit mirë, pse u ndave’. Dua të qartësoj për fansat e Luzit, në momentin që Arbër Hajdari tha për nominimin, marrëdhënia ime me të u prish.

Ai filloi duke sulmuar fort. Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nomin dhe donte personin e tretë. Ajo donte të dilte Kiara.

Atë natë që u bë ‘Prime’ unë u godita shumë nga opinionistët. Dola i fundit si renditje dhe Olta u tërhoq dhe tha Bledi. Unë Bleidn e doja jashtë se ai ishte lojtar i fortë.

Unë Luizit i tregova disa karakteristika që kishte Bledi kur hyri në fillim. Kjo nuk do të thotë që Luizi  të godiste kaq fort. U lëndova.

Nuk ja dhashë dorën sepse nuk doja që dalja ime të ishte si gjitha të tjerat. Por edhe për vendosmërinë që ai donte të më nxirrte.

E kalova njëherë nominim nga Kutia e Pandorës, por tani që më nominove me këtë mënyrë. Thikë pas shpinë. Kam qenë i vetmi që e kam mbështetur Luizin në situata shumë të vështira.

Për sëmundjen, që i kam qëndruar shumë afër dhe në marrëdhënie me Kiarën”, tha Armaldo Kllogjeri.