Friday, March 29

A beson te dashuria e Luizit dhe Kiarës? Maestro: Për lojën që kam parë brenda…

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Armaldo Kllogjeri, ishte sot i ftuar në studion e “Wake Up” në Top Channel, ku foli në lidhje me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas tij, në finale nuk janë më të mirët që mund të ishin. Ai la të kuptohet se finalen e madhe nuk e meritonin Dea Mishel dhe Krist Aliaj, pasi ishin pikërisht emrat e tyre që i zëvendësoi me të vetin dhe Olta Gixharit.

Sa i përket Luiz Ejllit, Maestro tha se padyshim që e meriton finalen, ndërsa për finalistin e katërt ishte mes Efi Dhedhes dhe Kiara Titos.

Nga ana tjetër, i pyetur nëse beson te dashuria e Luizit dhe Kiarës, Armaldo u shpreh se ‘e kam besuar dhe do vazhdoj ta besoj’.

“Për lojën që kam parë brenda, për aq sa unë kam qëndruar, e kam besuar dhe vazhdoj ta besoj. Nuk i kam njohur si natyrë jashtë, Luizin e njoh vetëm për 1 muaj qëndrim bashkë në Eurovision. Por mendoj se ata kanë një lidhje të vërtetë. Por jashtë këtë do ta vërtetojë koha. Unë në dasmë do vij i ftuar me lek.  Ta shfrytëzojmë siç po e shfrytëzojnë të gjithë, Luizi, Luizi”, tha Maestro.