Friday, March 29

Zbulohet surpriza e madhe që Luizi dhe produksioni kanë sonte për Kiarën

Dy ditët e fundit, Luizi ka qendruar disi ftohtë përballë të dashurës së tij Kiarës, në mjediset e shtëpisë së BBVip. Edhe gjatë bisedave me të, ai është munduar të krijojë idenë se diçka nuk shkon mes tyre.

 

Ndërsa Kiara natyrisht, nuk ka si të kuptojë asgjë brenda shtëpisë, teleshikuesit janë njoftuar se Luizi po i bën një shaka të dashurës, ndërsa të shtunën, në prime, Kiarën e pret një surprizë e madhe.

 

“Ftohja” e Luizit, ka shkaktuar mërzi por edhe lot tek Kiara në disa raste. Situatën e kanë vënë re edhe banorët, të cilët në fakt nuk është se kanë ndërhyrë shumë në situatën e çiftit.

 

Mbremjen e kaluar, produksioni e ka rënduar edhe më shumë gjendjen emocionale të Kiarës. Ajo, bashkë me Bledin dhe Efin, janë në një nominim të shtunën dhe brenda prime-s, pritet që të ketë eliminime.

 

Nuk është e qartë nëse është vertetë kështu apo gjetje e produksionit. Megjithatë, sonte pritet që surpriza e madhe për Kiarën, të jetë një propozim publik romantik për martesë nga Luizi, me gjasë, me në dorë një unazë me diamant.

 

Me interes pritet reagimi i Kiarës pas dy ditëve të “lëkundjeve” të Luizit ndaj saj. Po ashtu, edhe nominimi i Kiarës, do të jetë i vertetë apo pjesë e lojës së nisur nga Luizi. Nëse do të merrte një propozim romantik për martesë nga Luizi dhe do të dilte jashtë shtëpisë së BBVip sonte, a do ta mirëpriste këtë skenar Kiara? Mbetet të shihet.