Saturday, February 24

Luizi në mision, nuk i flet Kiarës edhe pse…

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë zgjuar herët ditën e sotme dhe kanë konsumuar kafenë bashkë.

Por edhe pse ishin vetëm jashtë, këngëtari ka vijuar me misionin e tij që t’i mbajë qëndrim partneres.

Për disa minuta ata kanë qëndruar në heshtje pa thënë asnjë fjalë. Kjo sjellje e Luizit e ka shqetësuar Kiarën që mbrëmë, e cila u përpoq shumë të kuptonte se çfarë ai kishte, por këngëtari refuzonte që t’i përgjigjej.

Ejlli i thoshte vetëm se do e shohë të shtunën se çfarë e shqetëson atë. Nga ana tjetër, Kiara i tha se nëse ajo e pengon në lojën e tij, atëherë ajo mund të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.