Thursday, April 18

Luizi i thotë fjalën e fundit Kiarës?! “Për të çuar ty në finale po humb! Më janë kthyer kundër të gjithë…”

Këngëtari Luiz Ejlli duket se ka nisur një lojë disi mbrapsht, pak i dyzuar.

Luizi është konfuzuar rreth situatës së krijuar me Efin. Ai i tha Kiarës se kohëve të fundit ka pasur banorët afër vetes, e ndërsa tani të gjithë i ka kundër.

Luizi tha se me zënken e Efit, çdo gjë është duke ecur mbrapsht dhe se tani nuk po di si të luajë.

Ai tha se duke u marrë me të për ta çuar në finale, është duke humbur lojën e tij.

Kiara i kërkoi që mos ta llogarisë atë, por të bëjë lojën e tij duke ecur para.

Por Luizi i tha se ajo u bë ‘sebepi’ që tani ka gjithë shtëpinë kundër, por pavarësisht kësaj nuk ka se çfarë të bëjë ndryshe për momentin.