Saturday, April 20

Luizi i kthehet Deas: Efi është armike me ty dhe me mua

Pas ‘Prime’-t të së martë, Efi Dhedhes nuk ka qëndruar aspak me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Por ajo ka biseduar herë pas here me banorët e tjerë për çiftin.

Madje Efi ka folur edhe me Dea Mishel, të cilën e dëshiron sa më shpejt jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këtë gjë ia vuri në dukje edhe Luizi Deas, të cilës i tha se ‘Efi është armik me ty dhe me mua”.

Pjesë nga biseda:

Dea: Pse do kishte interes Efi të më thoshte mua ‘kujdes me Jorin’. Efi do donte që ta humbisja lojën. Do i thoshte Jorit ‘shpoja Deas’

Luizi: Jo. Që kur i vura vizën unë, të sheh shoqe ty, edhe keni bërë muhabet deri vonë.

 

Dea: Kur deri vonë?

 

Luizi: Sot

 

Dea: Nuk ishte deri vonë, në 3

 

Luizi: Po. Kështu që armiku i armikut tim është miku im Dea

 

Dea: Ma shpjego pak se e humba

 

Luizi: Je armiku i saj po dhe i imi, kështu që je mikeshë e saj

 

Dea: Edhe i joti i bie, se je edhe armiku i saj.

 

Luizi: Ç’po punë kam unë me ju

 

Dea: Po unë ça pune kam me ju?

 

Luizi: Je armik

 

Dea: Dhe i joti