Thursday, April 25

“Ishte më mirë me Butrintin”/ Miku i këngëtarit: Kiara e sheh lidhjen me Luizin vetëm për interes

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë emrat më të komentuar në publik përgjatë këtyre muajve të fundit.

Dyshja të cilët u njohën brenda shtëpisë së BigBrother VIP nisën romancën e tyre e cila po vazhdon ende.

Mirëpo në rrjet është përfolurshumë dhe ish-lidhja e moderatores me këngëtarin e njohur Butrint Imerin.

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, Dj Adam Reeves, i cili njihet si mik i ngushtë i këngëtarit nga Kosova.

Muzikanti komentoi dhe zërat për një hyrje të tij në BBVIP, ndërsa u shpreh se ka marrë ftesë.

 

Ndër të tjera, ai tha se u shpreh se Butrinti ka pasur një presion të madh nga media gjatë lidhjes me Kiarën, ndërsa moderatorja ka qenë më mirë me këngëtarin dhe lidhjen me Luizin e shikon vetëm për interes.

“Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.”-tha Dj.