Tuesday, May 21

“Dea e meriton të jetë finaliste…”/ Qetsori i kthehet Luizit: Nuk e fiton ti BB VIP

Në “Prime”-n e së shtunës do të shpallet finalisti i parë. Dy nga emrat më të votuar nga banorët ishin Luiz Ejlli dhe Dea Mishel, për të cilët u hap një televotim që publiku të vendosë se cilin prej tyre do të shohë në finale.

Luizi tha se Dea e meriton finalen, pasi ka ardhur deri në këtë pikë të lojës. Nga ana tjetër, Qetsor Ferrunaj i tha këngëtarit se këtë edicion nuk e fiton ai, por Kiara.

Sipas tij, në finalë do të jenë ai, Kiara, një vajzë dhe një djalë, si shoqërues të çiftit.

 

Edhe Luizi mendon se në finale do të jenë dy djem dhe dy vajza, sepse sipas tij, nëse janë tre djem dhe një vajzë gara është më e vështirë.

Sa i përket Kiarës, ai tha që nëse ajo shpallet fituese, zëre se e ka fituar ai dy herë.