Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme pak pas mesditës në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikaj.
Mësohet se autori i vrasjes lëvizte me motor dhe mbante skafandër në kokë.
Bëhet me dije se autori ka hyrë brenda në lokal dhe e ka qëlluar me pistoletë, e më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.