Thursday, April 25

“Ju duhet ndihma e Vëllai të Madh me tall menderen me mua”/ Luizi nuk i pëlqeu misioni sekret: Juve ju sjell si të dua

Pasi Efi Dhedhes çoi në burg Dea Mishel, Krist Aliajn dhe Bledi Manen me anën e Kutisë së Pandorës, Vëllai i Madh u dha si mision të ‘burgosurve’ të bindnin banorët e tjerë që gazetari dëshironte të largohej nga shtëpia.

Të gjithë banorët e besuan dhe nuk dyshuan në asnjë moment që ishte një mision. Që prej daljes nga burgu, Bledi shprehu dëshirën të largohej duke qëndruar larg banorëve të tjerë.

Ndërkohë gjatë ‘Prime’-t të  djeshëm banorët zbuluan misionin e tij me anë të një videoje që u shfaq në monitorin e shtëpisë.

Luizit u duk se nuk i pëlqeu aspak ky mision dhe iu kthye ashpër të ‘burgosurve’, të cilët i thanë që ta marrë me sportivitet këtë.

Këngëtari u tha atyre se e ‘ka parë Vëllai i Madh që ata janë mish me dy sy dhe nuk bëjnë dot gjë, e prandaj u ka dhënë këtë mision’.

“Ju realizuat… e dini ju ça realizuat. Ju realizuar një kokërr Krist. Një kokërr Krist realizuar ju. Krist lojën e kam me ju, nuk e kam me Vëllain e Madh. Unë nuk kam nevojë për Vëllain e Madh me të përdorur ty si të më teket mua, nuk kam pasur kurrë nevojë për të. Ti bashkë me këta dy të tjerët, ju duhet ndihma e Vëllait të Madh me tall menderen me mua.

Ju ka parë Vëllai i Madh që jeni mish me dy sy dhe nuk bëni dot gjë vetëm, prandaj. Kaq. Nuk jam mërzitur me ju, jam mërzitur me Vëllain e Madh. Mua ma ka futur Vëllai i Madh. Ju e keni provuar tash e 115 ditë me vini anash. Vëllait të Madh i ulëm në gjunjë, nuk kam çfarë ti bëj”, tha Luiz Ejlli.