Friday, April 26

Dea tenton të puthë në buzë Luizin, Kiara ndërhyn në momentin e fundit dhe…

Banorët e “Big Brother VIP” janë argëtuar shumë mbrëmjen e djeshme. Vëllai i Madh u organizoi një ‘Pyjama Party’ ku edhe luajtën.

Ata kishin në dispozicion një rulotë, ku kishte dënime të ndryshme dhe disa prej tyre ishin me ‘spec’. Nëse refuzonin që të kryenin dënimin, atëherë do të pinin shots.

Tek loja e rulotit, Dea Mishel i ra dënimi ku duhet të puthte personin që ndodhej në të djathtë të saj dhe aty ndodhej Luiz Ejlli.

Dea i ka marrë lejë Kiara Titos, e cila fillimisht e ka lejuar. Por, në momentin e fundit, moderatorja ka ndërhyrë dhe nuk lejoi që të ndodhte puthja në buzë mes Luizit dhe Deas.

Më pas kjo e fundit, e ka kryer dënimin duke puthur në buzë Nita Latifin.