Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve një lajm shumë të bukur. Ata kanë mundësi që të bëjnë koncert me orkestrën e Top Channel.
Detyra e secilit banorë është që të përzgjedhin këngët që ata dëshirojnë që të këndojnë dhe t’i tregojnë në dhomën e rrëfimit.
Vëllai i Madh do i mundësojë tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë.
Nga ana tjetër, Jori Delli ka si detyrë që me të gjithë djemtë e shtëpisë, të zgjedhë një këngë, të cilën do ta kërcejë duke krijuar një koreografi.