Friday, April 26

A ka “gisht” Ervis Martinaj? I vendosën tritol në derë të shtëpisë, flet babai i kreut të klanit Duka

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Freskut, në Tiranë.

Muhamet Duka, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi ka folur për hetuesit në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mësohet se ai është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.

“Nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët. Nuk kam konflikte me njeri”, mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor.

 

Përplasja mes grupeve duket se daton kohë më parë, pikërisht kur Martinaj dyshohet se mori peng babanë e vëllezërve Duka dhe e dhunoi. Në shenjë hakmarrje ata tentuan disa herë t’i afrohen Martinajt dhe më pas dyshohet se ekzekutuan mikun e tij, Malko.