Friday, March 29

Si të ndalim ikjen e mjekëve/ Strategjia e pengimit, nga diploma te kredia e butë

Ka nisur javën e shkuar përzgjedhja e kandidatëve fitues për studimet e specializuara në mjekësi, ndërkohë që është bërë gati plani për të frenuar ikjen mjekëve drejt Gjermanisë.

Studentët e e mjekësisë pasi të diplomohen do të duhet të punojnë 3 vite në sistemin tonë mjekësor dhe për këtë do të pajisen me certifikatë diplomimi jo origjinale. Në rast të kundërt, do të kthejnë paratë shtetit për të gjithë vitet e studimit.

Kostoja që paguan shteti shqiptar për të nxjerrë një mjek është afro 18 mijë dollarë. Një pjesë mirë studentëve jo vetëm që nuk paguajnë  tarifë studimi por marrin 100 mijë lekë nga shteti pasi vijnë me rezultate të mira, një pjesë tjetër paguan vetëm gjysmën e tarifës  dhe nëse largohen ata do të duhet të kthejnë koston e studimit.

Ndërsa mjekët përveç rritjes së pagës do mund të marrin kredi të butë për të blerë shtëpi, në rast se largohen do të duhet të kthejnë interesat sikur të kishin aplikua me procedurë normale në bankë.

Këtë vit pranohen për të ndjekur studimet e specializuara 325 kandidatë studentë ndërkohë që kanë kandiduar mbi 370 . Ndonëse kërkohen mjekë familje mjekë urgjence dhe mjekë reanimatore, studentët preferojnë më shumë kardiologji, endokrinologi dhe dermatologji. Top Channel