Wednesday, April 24

Noizy tërhoqi akuzën ndaj Cllevios/ Reagon avokati: Nëse i ka shkaktuar ankth le të…

Një konflikt verbal në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit në Durrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy 21-vjeçarë, banues në lagjen nr.12 në Durrës. Klajd Mansaku, 25-vjeç ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të të rinjve dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu.

Gazetarja Vali Qyrfyçi ka treguar për “Shqipëria Live” se konflikti ka nisur në rrjete sociale, ka vijuar në cellular dhe më pas ka vijuar përballja live. Klaudio Pulaha, punonjës social ka treguar se Tik Toku ka ndikuar në shtimin e përplasjeve të të rinjve.

25 vjeçari ( Klajdi) njihej në rrjetet sociale edhe për miqësinë që kishte me reperin Kleviol Ahmetaj, (Cllevio).

Vetë Cllevio u arrestua ditën e dielë nga policia pas një denoncimi të bërë nga reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, dhe babai i tij Bashkim Rajku. Ata e kanë denoncuar Klevion pasi pretendojnë se janë kërcënuar dhe përndjekur prej tij.

Gazetarja Vali: Sherri filloi në rrjetin “Tik Tok”, vazhdoi në telefon dhe më pas u la një pikë takimi mes dy grupeve në “Lagjen e re”. Përballja ka sjellë edhe të lënduar, Kajdi Mancaku ka qëlluar direkt ndaj

Konflikti është i hapur edhe mes mbështetësve të dy grupeve muzikore.

Klaudio: Nga rrjeti i Tik-Tok kemi 27 raste që kanë sjellë përplasje mes të rinjve.

Ndue Pjetra, avokat i Cllevio-s, është shprehur “se nuk mund të mbyllim rrjetet sociale për shkak të disa rasteve.”

Avokati: Vepra penale për të është akuzuar është përndjekja. Denoncimi i Noizyt është me vlerë zero. Vepra penale nuk ekziston. Përndjekja është shpirtërore, pra kjo vepër penale mund të ndodhë vetëm mes të dashuruarve.

Nëse dëmi qenka ankth, atëherë merr ilaçet edhe kaq. Përndjekja është specifike, ndërsa “të shaj, të fyej” është fyerje në gjendje civile. Clevio më tha kur fola nga qelia, që Noizy të heqë videon ku e kanë qëlluar.