Friday, March 29

Luizi nuk do ta besojë surprizën që po i vjen, nëna e tij…

Luizi shpesh ka thënë nëpër spektaklet LIVE të Big Brother por edhe në shtëpi, se nëna e tij nuk do vinte kurrë të dilte në televizor për ta takuar.

Megjithatë duket se e pamundura do të bëhet e mundur. Një prej miqve më të ngushtë të Luizit, ishte i ftuar në FanClub ditën e sotme.

I pyetur nëse motra e Luizit kishte ardhur në Shqipëri për të takuar Kiarën, ai e mohoi këtë por shtoi se ajo që ka ardhur është nëna e Luizit.

 

“Ka ardhur nëna e Luizit dhe ndoshta shumë shpejt do ta kemi surprizë për Luizin në spektakël,” tha ai.