Friday, March 29

E RËNDË/ 59-vjeçari tenton të vrasë të bijën, qëllon disa herë me armë zjarri…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në Kosovë, ku një 59-vjeçar ka tentuar të vrasë vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në në Randobravë të Prizrenit ku burri ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të vajzës së tij, e cila fatmirësisht nuk është lënduar. Sipas policisë, në moment ka ndërhyrë djali i 59-vjeçarit, i icli me forcë ka arritur t’i marrë armën të atit.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit në familje, teksa 59-vjeçari ëhstë dorëzuar vetë në polici.

Njoftimi i policisë:

I dyshuari N.H. 59-vjeç, pas një konflikti verbal me familjarët e tij, ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A.H. 31-vjeçe). Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia.

I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren.

Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.

Por në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arritur dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar.

Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.