Saturday, April 20

“Ul veten”/ Efi ka dy fjalë për Kristin: Vëmendjen e do nga Luizi

Gjatë mbrëmjes së djeshme Efi Dhedhes ka diskutuar me Kiara Titon për sjelljen e Krist Aliajt. Ajo u shpreh se foli me të dhe i kërkoi që mos të përfshijë Luiz Ejllin kur bëhet fjalë për të.

Kiara tha se tashmë në shtëpi nuk po ndodhin dinamika sa dikur dhe se të gjithë janë më të qetë.

Ndërsa Efi shtoi se Kristi është i vetmi që po përpiqet të bëjë pak ‘zhurmë’ në shtëpi, por gjithmonë duke kërkuar vëmendjen e Luizit, jo të dikujt tjetër.

Sipas Dhedhes, mënyra se si Kristi shprehet e bën të ulë veten.