Friday, April 19

Ronaldo do të rikthehet në BB VIP, ja çfarë shkruan gazetari

Ronaldo Sharka është banori që u eliminua për herë të dytë nga “Bib Brother VIP2”. Ai u rifut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri së bashku me tre banorë të tjerë, Efi Dhedhes, Kiara Tito dhe Bledi Mane.

Por kur Nita Latifi kishte një avantazh në lojë për shkak se ishte liderë, kishte të drejtë që të nxirrte në nominim banorët e vjetër ose të rikthyerit. E këngëtarja zgjodhi këta të fundi dhe si pasojë u eliminua Ronaldo.

Gazetari ka reaguar përmes një postimi të gjatë në “Instagram”, ku në fund, duke qeshur shkruan: “Shihemi në BB VIP3”.

Por jo vetëm kaq, pas Ronaldo shprehet se radhën e dytë në shtëpinë më të famshme e shfrytëzoi për të luajtur, por pa agresivitet. Ai shton se është i lumtur se nuk humbi fytyrën dhe dinjitetin.

Postimi i plotë i Ronaldos:

Miq! Kane kaluar me shume se 2 dite nga dalja ime e dyte nga BBVIP. Heren e pare kuptova qe donit qe te qendroja ende ne shtepi, per pozitivitetin, por te jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Kete here, kuptova dhe po kuptoj qe paskerkam qene kryefjala e javes se fundit te BBVIP. Dhe me besoni, ishte vetem start-i i nje loje qe do trazonte komplet ujerat e BBVIP. Preferova te luaj kete here, por serish pa agresivitet por cdo debat ne fund duke nota humori, sepse cfare ndodh ne Big mbetet ne Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetem 10 dite qendrim kete here, jam i lumtur qe kam qene prane jush nepermjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund te humbasesh lojen por me me shume rendesi eshte te mos humbasesh fytyren e dinjitetin, ndaj per kete jam shume krenar per veten time.

U futa ne ate shtepi me shpirt te plagosur, per cfare me kishte ndodhur se fundmi dhe vendosa te jem i forte te vazhdoja lojen per pjesen tjeter te familjes time, sepse tani kane nevoje per mua me shume se kurre, dhe nuk preferova kurre te viktimizohesha qe te me mbanit sa me gjate me votat tuaja ne shtepi, por vendosa te luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha me pak vota dhe u eleminova, une e them serish: Jam krenar per Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundesisht nga shpirti, ju te gjithe jeni bere pjese e jetes time tashme me qindra e mijera mesazhe apo cdo ndalese ne cdo cep te shqiperise qe me beni sa here shihni. Na e beni hallall nese ju kemi merzitur ne ndonje moment, por une nuk mundem t’i vendos vetes nje maske, edhe pse ndonjehere, te perdoresh maske perkthehet ne sukses por jeta eshte e gjate. Ronaldo do ju dhuroje te tjera gjera te bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3 ?