Saturday, July 27

“Mos ke ndërruar mendje?”/ Qetsori ngacmon Efin: nuk po e nxjerr Dean

Që pas rikthimit të saj në “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka shprehur dëshirën që të largojë Dea Mishel sa më shpejt nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Qetsor Ferrunaj ka ‘ngacmuar’ Efin duke i thënë se nuk po bën asgjë për të nxjerrë Dean.

Ai e pyeti Efin nëse kishte ndërruar vërtetë mendje për të nxjerrë atë nga shtëpia, pasi tani po i duket ‘engjëll’.

Por Efi e ka mohuar këtë dhe tha se ka qenë ai që ka ndryshuar mendim për të duke u bindur shumë më shpejt seç duhet.

Qetsori tha se e ka respektuar për hatër të Olta Gixharit, pasi ajo i ka kërkuar të bënin një marrëveshje bashkë, me qëllim që të mos  sulmonte Dean.