Friday, April 26

Kiara tha se nuk e ka telefonuar, miqtë e Efit nxjerrin blof moderatoren (FOTO)

Efi Dhedhes nuk i ka mbajtur dot lotët pas debateve të ashpra me Luiz Ejllin dhe Kiara Titon gjatë spektaklit të së shtunës.

Gjatë momentit ku do të bënte nominimet, ajo është pyetur nga Arbana Osmani dhe në lot ka deklaruar se nuk do të flasë më gjatë, pasi është e zhgënjyer, nga Kiara.

Pjesë nga biseda:

Efi: Dua të them nominimet e nuk dua të flas.

Arbana: Se të shoh pak të ngarkuar

Efi: Pse më pyet atëherë?

Arbana: Se dua të të qetësoj se kur të shoh me lotët që mezi i mban në grykë, dua të të qetësoj, prandaj se e di që nuk është e lehtë se ke hyrë duke menduar të tjera gjëra, e ke gjetur të tjera gjëra.

Efi: Problemi është që kur e pyet një njeri shpërthen në këtë mënyrë e nuk kam çfarë flas. Nuk është ideja që prita diçka tjetër thjesht e zhgënjyer nga njerëz që më dolën tjetër nuk e kam për Luizin e kam vetëm për Kiarën.

Por nga ana tjetër, në “Instagram” e Efit, janë postuar një video mesa duket nga telefoni i saj, ku shihet emri i Kiarës që ka pasur një telefonatë me të ditën e shtunë, pak para se vajzat të futeshin në BBV për herë të dytë.

Mikja e Efit thotë se ka qenë dëshmitare e telefonatës ku Kiara i ka dëshmuar se nuk ka pasur asgjë konkrete me Efin, apo hatërmbetje.

Kiara tha se nuk e ka telefonuar, miqtë e Efit nxjerrin blof moderatoren

Kiara tha se nuk e ka telefonuar, miqtë e Efit nxjerrin blof moderatoren

Kiara tha se nuk e ka telefonuar, miqtë e Efit nxjerrin blof moderatoren