Friday, March 29

Çfarë ndodhi mbrëmë gjatë spektaklit të BB VIP? Dea Mishel ‘largohet’ papritur nga shtëpia

Gjatë ditës së djeshme, Vëllai i Madh u dha banorëve një sfidë shumë të bukur. Brenda 60 minutave, ata do të ndanin rolet dhe do të organizonin një spektakël të “Big Brother VIP”.

Gjithashtu ata do të përzgjidhnin edhe disa nga ngjarjet dhe debatet më të bujshme në shtëpi dhe t’i risillnin ato në qendër të vëmendjes.

Me shumicë votash, ata duhet të zgjedhin dy autorë, një producent, moderatoren, dy opinionistë dhe pjesa tjetër do të jenë banorë.

Luiz Ejlli u zgjodh producent, autor u bënë Kiara Tito dhe Ronaldo Sharka. Ndërsa në rolin e opiniositëve ishin Efi Dhedhes dhe Krist Aliaj. Ndërkohë moderimin e spektaklit e mori Dea Mishel.

E kjo e fundit gjatë mbrëmjes së djeshme mori edhe një surprizë të këndshme. Pas 101 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo u largua për një moment.

Dea shkoi në studion e madhe të “Big Brother VIP2”, ku do të moderonte një debat të Qetsor Ferrunajt me Ronaldon, ku i përfshirë ishte edhe Luizi.

Edhe pse kishte emocione, Dea Mishel arriti që ta kryente me shumë sukses detyrën që iu la për pak minuta.

Ajo u shpreh shumë e lumtur për këtë moment dhe tha se ishte ëndrra e saj më e madhe, që të ishte një herë në atë skenë.