Friday, March 29

“Je duke ja ngrohur shumë shpatullat”/ Banorët komentojnë sjelljen ‘arrogante’ të Kiarës: Njerëzit të kanë dashur…

Që prej rihyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, Kiara Tito ka ndryshuar dukshëm sjellje.

Kjo është vënë re nga banorët, të cilët e kanë konsideruar si sjellje ‘arrogante’. Kjo është komentuar edhe mbrëmë gjatë spektaklit të madh.

Nita Latifi është një nga banoret që e ka komentuar ndryshimin e moderatores dhe i tha se ‘njerëzit të kanë dashur më shumë atëherë’.

Nga ana tjetër Krist Aliaj shton se ‘ka disa sjellje që i bënte Luizi’. Ndërkohë ky i fundit tha se Kiara i pëlqen më shumë kështu.

Biseda mes banorëve:

Kiara: Kjo është një Kiarë me një siguri më tepër, kam kuptuar disa gjëra më shumë. Nëse shihni një Kiar tjetër është e drejta ime.

Nita:Jo të na fyesh neve. Dole ndryshe erdhe ndryshe.

Kristi: Ke disa sjellje që i bënte Luizi.

Nita: Njerëzit të kanë dashur më shumë atëherë. Je njohur për drjetësinë tënde.

Luiz: Më pëlqen më shumë kështu.

Nita: Je duke ja ngrohur shumë shpatullat

Luzi: Kush të llogarit ty?

Nita: Pse po ndërhynë? Jam duke folur me Kiarën.

Kiara: Kam qenë unë që i kam dalë kundër Luizit për ju dhe  çfarë keni bërë ju? Gjëra më shumë nuk them dot.

Bledi: Ka ndryshuar gjithçka. E kam thënë që kjo është Kiara e vërtetë. Kiara duhet të luftojë e vetme, do ta bëjë më të fortë, jo të luftojë nën ofertë. Kështu  duhet të vazhdojë, të dimë e ne çfarë strategjie të bëjmë.

Efi: Kiara ka qenë e mirë dhe e sjellshme, jo kjo që është tani.

Dea: A është e lënduar që ka këtë sjellje?

Kiara: Jam e zhgënjyer.