Tuesday, June 18

“Ka ardhur komplet si person tjetër”/ Vajzat komentojnë sjelljen e Kiarës: Nga i lind gjithë ky vetëbesim

Nita, Fotini, Keisi dhe Dea kanë komentuar mbrëmjen e djeshme sjelljen e Kiarës pasi u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas vajzave, moderatorja e njohur ka hyrë komplet si një person tjetër dhe pyesin njëra-tjetrën ‘se ku i lind i gjithë ky vetëbesim?”.

Madje Dea shton se para se të dilte nga BB VIP ka thënë ‘nëse rri do bëj aleancë me Dean’, por tani që u rikthye po bën një sjellje të çuditshme.

Pjesë nga biseda:

Dea: Kiarës nga i lind gjithë ky vetëbesim?

Nita: Ka ardhur komplet si person tjetër

Keisi: Erdha këtu te dhoma se po shikoja për krevatin dhe i thashë ‘hë e zgjidhët’ edhe më dha një shikim e tha ‘pa merak se do i rregullojmë’

Dea: Mua s’më ka folur fare. Ndërkohë që kur doli, tha se nëse ‘rri do bëj aleancë me Dean’. Kur doli unë u përlota e mbaj mend se edhe asaj iu mbushën sytë me lot. U ndamë shumë mirë pavarësisht se ça kemi kaluar, e kam nominuar dhe më ka nominuar.